Telenews

U tha se u kërcënua nga babai i Stresit, përgjigjet Alaudin Hamiti

Arkimed Lushaj – Stresi është njëri nga banorët që i është bashkuar shtëpisë së famshme të Kosovës, Big Brother VIP, që nga fillimi.

Duke qenë se është prej vitesh pjesë e showbizit shqiptar, ai cilësohet si një nga lojtarët më të fortë brenda.

Veç kësaj, artisti ka krijuar debate të shumta me konkurrentët e tjerë, e më së shumti me Xhuli Nurën.

Në një bisedë të ashpër që patën u tha se babai i Stresit e ka kërcënuar produksionin dhe ka tentuar të futet në shtëpi.

Kësaj iu ka përgjigjur moderatori Alaudin Hamiti, i cili theksoi se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“Përse nuk e padit babanë e Stresit që të ka kërcënuar edhe me këtë ta largoni Stresin jashtë tani pa gajle? Atëherë shikohet Bigu”, iu drejtua një ndjekës.

“E kuptoj kureshtjen e njerëzve për BB, por ky lajm që po qarkullon për kërcënime nuk është i vërtetë”, tha ai.

Të ngajshme

Alba pozon, rrjeti ‘shpërthen’ në jehon

Rrezarta Ramaj

Dafina Dauti publikon këngën e re “Kosova Po Pret”, me tekst nga Bediha Emini

Rrezarta Ramaj

Nën ritmet e muzikës shqipe, Bebe Rexha vallëzon në dasmën e vëllait –

KushtrimGuraj