Në spektaklin e së martës, publiku shpalli Mateon si banorin më të preferuar, një vendim që nxiti diskutime të forta brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Sipas Mirit, zgjedhja e Mateos lidhet me historinë e tij të dashurisë me Brikenën, ndërsa Rogerti ka një mendim tjetër: “Mateos i ka hyrë vetja në qejf me një televotim që zgjati 1-2 orë”.
Miri shtoi: “Ka parë Brikenën dhe ka hyrë me qëllimin ‘dua të lidhem me këtë vajzën’. Brikena nuk ia vari fare dhe hyri në lojë duke na sulmuar pasi e pa që nuk kishte histori dashurie. Njerëzit duan të dinë sa e pastër është kjo histori dashurie. Sa për gjuhën e përdorur do ta injorojnë në vazhdim”.
Në mbrojtje të Mateos doli Brikena, duke theksuar se reagimi i banorëve të tjerë ishte i nxitur nga xhelozia: “Momentin që u zgjodh Mateo i preferuar, banorët e tjerë kanë plasur nga inati. Mateo u zgjodh se është njeri i sinqertë, jo për historinë me mua”.

