Telenews

Ua mori 2 mijë euro për t’ua rregulluar vizat e punës, ky është personi që u arrestua pasi dyshohet se mashtroi dy drenicasit

Sinjali sot raportoi për një rast të mashtrimit me viza, ku pre kanë rënë dy qytetarë në komunën e Drenasit. Policia ka arritur të arrestojë personin që dyshohet se me anë të premtimeve të rreme se do t’ua rregullojë vizat e punës për në Slloveni, ka marrë nga dy drenicasit rreth 2 mijë euro.

Merret vesh nga burimet brenda Prokurorisë se i dyshuari që u arrestua është Liridon Hoti, 35vjeçar.

Hoti gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet.

I njëjti është ndaluar për 48 orë dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Motra e Olta Gixharit, Gerta bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu

Abdixhiku prezanton projektin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë

Erzana Fazliu

“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë drejt Sarës

Erzana Fazliu