Telenews

UEFA nuk dëshiron flamuj të Rusisë në ndeshjen e Ukrainës

UEFA synon që flamuj të Rusisë mos të shfaqen në stadium kur Ukraina e luan ndeshjen e parë në Evropian, pasi disa të tillë u shfaqën në ndeshjet e kaluara.

UEFA ka thënë se pjesëtarët e sigurimit do të mundohen të identifikojnë dhe të largojnë flamujt e Rusisë në stadiumin e Munihut, ku sot Ukraina përballet me Rumaninë.

Rusia nuk lejohet të garojë në futbollin ndërkombëtar, por qytetarët rusë kanë mundur të blejnë bileta.

Flamuri rus është shfaqur në disa ndeshje të Evropianit, duke përfshirë atë mes Skocisë e Gjermanisë.
Kishte shumë flamuj rus në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë./Telenews/

Të ngajshme

Mërzia pas Botërorit “mori fund” – Messi rikthehet te Inter Miami

KushtrimGuraj

Zyrtare: Danny Welbeck transferohet te Chelsea

Yllka Gashi

Rikthimi  i shumëpritur i “Piratit”, sulmuesi kosovar pritet të luajë ndaj Sturm Grazit

KushtrimGuraj