Telenews

Uells – Iran, formacionet zyrtare

Përfaqësuesja e Uellsit dhe ajo e Iranit kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë të Grupit B në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Britanikët dhe iranianët do të ndeshen mes vete në “Ahmad bin Ali Stadium” me fillim nga ora 11:00.

Ekipi i Robert Page synon fitoren e parë në këtë Botëror pas barazimit me SHBA-të, ndërsa Irani dëshiron pikët e para në Katar.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Uellsi nga minuta e parë luajnë emra si Gareth Bale, Aaron Ramsey dhe Ben Davies.

UellsHennessey, Roberts, Mepham, Rodon, Davies, Williams, Ampadu, Wilson, Ramsey, Bale, Moore.

IranHosseini; Hajsafi, Mohammadi, Rezaeian, Hosseini; Ezzatolahi, Gholizadeh, Noorollahi; Azmoun, Taremi, Pourilaganji

Të ngajshme

Mërzia pas Botërorit “mori fund” – Messi rikthehet te Inter Miami

KushtrimGuraj

Zyrtare: Danny Welbeck transferohet te Chelsea

Yllka Gashi

Rikthimi  i shumëpritur i “Piratit”, sulmuesi kosovar pritet të luajë ndaj Sturm Grazit

KushtrimGuraj