Telenews

Uka demanton Haxhiun: S’i kam pasur çelësat ku ruheshin mostrat e Deharit

 

 

Ish-zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka, i është kundërpërgjigjur ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sot në Kuvend deklaroi se “nuk mund ta bëjë drejtor dikë që e ka pasur çelësin e vendit ku ruhen mostrat e Astrit Deharit”.

Uka në llogarinë e tij në Facebook e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

“Nuk është e vërtetë që unë i kam pas “çelësat ku ruheshin mostrat e Astrit Deharit”. Po ashtu, nuk është e vërtetë që unë kam qenë kandidat për Drejtor të IML-së. Në konkursin e fundit madje as që kam kandiduar”, shkroi Uka.

 

Të ngajshme

Clinton dërgoi vetëm dy emaile në jetë – njëri për ushtarët amerikanë që po e bombardonin Serbinë

KushtrimGuraj

Pezullohet tenderi i QKSUK-së, kompanitë e eliminuara ankohen për padrejtësi

KushtrimGuraj

Shteti ia mbledh betë ndërtimeve në Gërmi

KushtrimGuraj