Telenews

Ukraina dhe SHBA-ja raportohet se janë afër marrëveshjes për minerale

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna, tha se Ukraina dhe SHBA-ja janë në “fazën përfundimtare të negociatave” për marrëveshjen e mineraleve.

Më herët, presidenti i këtij vendi, Volodymyr Zelensky, tha se kundërshton marrëveshjen që do t’i jepte SHBA-së qasje në mineralet e Ukrainës, në këmbim të mbështetjes ushtarake nga SHBA-ja.

Por, në një postim në rrjetet sociale, Stefanishyna tha se “ekipet ukrainase dhe amerikane janë në fazën përfundimtare të negociatave” në lidhje me marrëveshjen në fjalë.

“Negociatat kanë qenë shumë konstruktive, me pothuajse të gjitha detajet kryesore të finalizuara”, shkroi ajo në platformën X.

“Ne shpresojmë që liderët e SHBA-së dhe Ukrainës ta nënshkruajnë dhe ta miratojnë atë sa më shpejt në Uashington, në mënyrë që ne të shfaqim përkushtimin tonë për dekadat e ardhshme”, shtoi Stefanishyna. Telenews.al

Të ngajshme

Çmimi i arit arrin rekord të ri pasi Trump kërcënon Evropën me tarifa

Valjeta Turkaj

Trazira në burgje dhe sulme ndaj policisë, Guatemala në gjendje të jashtëzakonshme

Valjeta Turkaj

Përplasja e trenave në Spanjë, shkon në 39 numri i viktimave

Valjeta Turkaj