Telenews

Ukraina gati të dërgojë ekspertë dronësh në Lindjen e Mesme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar bisedime me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, dhe emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, lidhur me sulmet iraniane.

Pas telefonatës me al-Thani, Zelensky njoftoi se ekipet ukrainase dhe Katari do të mbajnë kontakt për të përcaktuar mënyrat e bashkëpunimit për të rritur mbrojtjen e civilëve.

Zyrtarët e Kievit gjithashtu deklaruan se Ukraina do të ishte e gatshme të dërgonte specialistë dronësh në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në neutralizimin e dronëve iranianë, nëse partnerët e saj ndihmojnë për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftën me Rusinë.

Të ngajshme

Nesër nga ora 8:00 ndërpritet qarkullimi nga udhëkryqi Gjakovë – Klinë deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik

KushtrimGuraj

Clinton dërgoi vetëm dy emaile në jetë – njëri për ushtarët amerikanë që po e bombardonin Serbinë

KushtrimGuraj

Trump: Do t’i shkëpusim të gjitha raportet tregtare me Spanjën

KushtrimGuraj