Telenews

Ukraina kërkon mbylljen e qiellit mbi territorin e saj

ukraina-kerkon-mbylljen-e-qiellit-mbi-territorin-e-saj

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mihail Podolyak, u bëri thirrje sot vendeve evropiane që të “mbyllnin qiellin” mbi Ukrainën, pasi një raketë e prodhuar nga Rusia ra në Poloni.

Podoljak shkroi në Twitter se “vetëm Rusia është përgjegjëse për luftën në Ukrainë dhe sulmet masive me raketa” dhe se “vetëm Rusia qëndron pas rreziqeve në rritje të shpejtë për vendet kufitare”.

“Nuk ka nevojë të kërkojmë justifikime dhe të shtyjmë vendimet kryesore. Është koha që Evropa të mbyllë qiellin edhe për sigurinë e saj”, ka shkruar ai.

Që nga shkurti, kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje NATO-s të vendosë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Udhëheqësit perëndimorë e hodhën poshtë idenë nga shqetësimi se kjo do të shkaktonte një luftë më të gjerë në Evropë.

Të ngajshme

Administrata Trump po punon për të zhvendosur 1 milion palestinezë në Libi

Donat Hashani

Rreth 100 të vrarë në më pak se 12 orë në Gaza

Valjeta Turkaj

Përfundojnë bisedimet Rusi-Ukrainë

Valjeta Turkaj