Telenews

“Ukraina nuk ka nevojë ta sulmojë Putinin, Haga do të merret me të”, thotë ministri ukrainas i Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka thënë se Kievi nuk ka nevojë ta sulmojë Vladimir Putinin, pasi fati i tij do të vendoset nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Kjo gjykatë lëshoi një urdhër për arrestimin e Putinit në mars për krime të dyshuara lufte.

Reznikov, në një postim në Tëitter, tha se “Ukraina nuk ka nevojë t’i sulmojë kriminelët rusë të luftës në rezidencat e tyre në Moskë – gjykata do të merret me ta”.

Rusia pretendon se Kievi qëndron pas një sulmi në Kremlin brenda natës, në rezidencën zyrtare të Putinit, shkruan Skynews, përcjell Klankosova.tv

Reznikov tha se rezidenca “e pashmangshme” për “kriminelët rusë të luftës” është një qendër paraburgimi në periferi të Hagës në Holandë, ku ndodhet Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Të ngajshme

Pas inspektimit, ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Prizren

Rrezarta Ramaj

Protesta për Arlinda Zekajn vazhdon për të tretën ditë, protestuesit mblidhen në sheshin e Prishtinës

Rrezarta Ramaj

Rama ‘godet’ Kurtin: Përkundër kryeministrit që s’shkon, ne jemi gjithmonë për bashkëpunim me Prokurorinë

Rrezarta Ramaj