Telenews

UKRAINA PARALAJMËRON: FORCAT RUSE PO RIGRUPOHEN PËR TË GODITUR DONBASIN

Sergey Nikiforov, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat ruse janë larguar nga rajoni i Kievit dhe po rigrupohen për të goditur Donbasin.
Nikiforov tha se Moska po tërheqë forcat e saj në Bjellorusi dhe po përgatitet për një ofensivë të në lindje të Ukrainës, raporton BBC.
“Ata po tërhiqen nga veriu dhe po përqendrojnë përpjekjet e tyre për të goditur lindjen, për të rrethuar ushtrinë tonë në Donbas”, ka thënë ai.
Në një fjalim më herët përmes një video-mesazhi, presidenti Zelensky ka njoftuar se Ukraina është duke forcuar mbrojtjen e saj në lindje dhe jug të vendit në përgatitje për përpjekjet ruse për t’i kapur të dyja rajonet.

Të ngajshme

Rrënimet në Ujman, Prattipati takon Ministren Pacollin, ambasada jep detajet e takimit

Rrezarta Ramaj

Komisioni për Buxhet miraton dy marrëveshje kredie prej 41 milionë eurosh për investime në shëndetësi

Rrezarta Ramaj

Në Tiranë, nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…