Gjenerali Valery Zhaluzny, komandanti i ushtrisë ukrainase, tha sot në kanalin e tij Telegram se ushtria ukrainase përparoi në dy drejtime në fushën e betejës jugore, e cila përfshin rajonet Kherson dhe Mykolaiv, me 7 kilometra dhe çliroi 12 vendbanime.
“Ne nuk mund të konfirmojmë dhe as mohojmë të ashtuquajturën tërheqje të forcave pushtuese ruse në Kherson. Ne vazhdojmë operacionet sulmuese në përputhje me planin tonë,” tha ai.
Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoyku dje në një bisedë me Segey Surovikin, komandantin e forcave ruse në Ukrainë, urdhëroi tërheqjen e ushtrisë ruse nga Kherson.
Ukraina është ende skeptike ndaj urdhrit dhe beson se mund të jetë një kurth.