Telenews

Ukraina thotë se është e gatshme ta nënshkruajë marrëveshjen për minerale me SHBA-në

ukraina-thote-se-eshte-e-gatshme-ta-nenshkruaje-marreveshjen-per-minerale-me-shba-ne

Ukraina është e gatshme ta nënshkruajë një marrëveshje për t’i dhënë Shteteve të Bashkuara qasje në mineralet e saj të rralla dhe të çmueshme, me shpresën se Uashingtoni do të vazhdojë ta mbështesë Kievin në luftën e gjatë kundër Rusisë, thanë të mërkurën zyrtarë të lartë ukrainas.

Ministrja e Ekonomisë dhe zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, udhëtoi të mërkurën në Uashington për të ndihmuar në përmbylljen e marrëveshjes, tha kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, në televizionin ukrainas.

Megjithëse për pjesën kryesore të marrëveshjes është arritur pajtueshmëria, kanë mbetur edhe disa pengesa për t’u kapërcyer, tha një zyrtar i lartë ukrainas në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për këtë çështje, raporton Associated Press.

Për Ukrainën, marrëveshja shihet si shumë e rëndësishme për sigurimin e ndihmës ushtarake amerikane edhe në të ardhmen.

SHBA-ja kërkon qasje në më shumë se 20 minerale cilësuara si strategjikisht jetike për interesat e saj, përfshirë disa që nuk janë minerale, si nafta dhe gazi natyror. Ndër to janë depozitat e titanit të Ukrainës, që përdoren për ndërtimin e krahëve të avionëve dhe në industrinë ajrore, si dhe uraniumi, i përdorur për energji bërthamore, pajisje mjekësore dhe armë.

Ukraina gjithashtu ka litium, grafit dhe mangan, të cilët përdoren në bateritë e automjeteve elektrike.

Pasi Kievi e konsideroi draftin fillestar të marrëveshjes si më shumë në favor të interesave amerikane, ai prezantoi klauzola të reja për t’i adresuar këto shqetësime.

Sipas Shmyhal, versioni më i fundit do të krijonte një partneritet të barabartë midis dy vendeve dhe do të zgjaste për 10 vjet.

Kontributet financiare në fondin e përbashkët do të jepeshin në para, dhe vetëm ndihma e re ushtarake amerikane do të llogaritej për pjesën e SHBA-së. Ndihma e dhënë para nënshkrimit të marrëveshjes nuk do të përfshihej. Për dallim nga drafti i mëparshëm, marrëveshja nuk do të ishte në kundërshtim me rrugën e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian – një kusht kyç për Kievin.

Kabineti ukrainas pritet ta aprovojë tekstin e marrëveshjes para se ajo të mund të nënshkruhet në Uashington. Më pas marrëveshja do duhet të ratifikohet nga Parlamenti i Ukrainës për të hyrë në fuqi.

Të ngajshme

Manipulimi i Bashkëpunimit në Biznes: Një Dukuri në Rritje që Kërkon Vëmendje Serioze Institucionale

KushtrimGuraj

Lumir Abdixhiu takon Sali Berishën në Spanjë: I uron suksese PD-së dhe gjithë shqiptarëve në zgjedhjet e majit

KushtrimGuraj

Parashikimi i motit për të enjten

KushtrimGuraj