Telenews

Ukraina thotë se forcat speciale bjelloruse refuzuan të marrin pjesë në sulmet kundër tyre

Sipas autoriteteve të Ukrainës, forcat speciale bjelloruse kanë refuzuar të marrin pjesë në luftën që po zhvillohet në shtetin e tyre.
Ky lajm u dha Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një përmbledhje të pushtimit rus që nga ora 06:00 e datës 14 mars.
“Për sa i përket gatishmërisë së forcave të armatosura të Republikës së Bjellorusisë për të luftuar në Ukrainë: sipas një deklarate të një prej zyrtarëve të lartë të forcave të operacioneve speciale, forcat speciale të forcave të armatosura të Republikës së Bjellorusisë nuk do të marrin pjesë në luftën me Ukrainën”, thuhet në këtë raportim.
Më 12 mars, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes Aleksey Danilov tha se kërcënimi për pjesëmarrjen e ushtrisë së Republikës së Bjellorusisë në luftën kundër Ukrainës mbetet konkret.
Sipas tij, Alexander Lukashenko ende nuk guxon të hedhë ushtrinë bjelloruse në betejë.

Të ngajshme

VV e para në 21 komuna, PDK në tri, AAK në dy e LDK veç në një

Rrezarta Ramaj

Numërohen rreth 90 për qind të votave, VV-ja e vetmja në rënie në përqindje

Rrezarta Ramaj

Numërohen rreth 73% të votave, VV 43.09%, PDK 21.82%, LDK 17.98, AAK 7.63%

Rrezarta Ramaj