Ukraina ka akuzuar Rusinë se po planifikon një ofensivë të gjerë tokësore për fillimin e vitit të ri, pavarësisht pengesave të fundit ushtarake ruse.
Presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të lartë kanë paralajmëruar se Kievi dhe aleatët e tij duhet të ruhen nga vetëkënaqësia.
Ofensiva mund të vijë në rajonin lindor të Donbasit, në jug, apo edhe drejt Kievit, thonë gjeneralët e lartë, shkruan BBC.
Analistët perëndimorë thonë se aftësia e Rusisë për të kryer operacione të suksesshme sulmuese tokësore po zvogëlohet me shpejtësi, përcjell KosovaPress.
Oficeri më i lartë ushtarak i Britanisë, Admirali Sir Tony Radakin tha këtë javë se lufta do të përkeqësohej vetëm për Moskën, e cila ai shtoi se tani po përballet me një mungesë kritike të municioneve artilerie.

