Telenews

Ukrainasit publikojnë pamjet kur godasin fuqishëm luftanijen ruse në Krime

 

 

Ukrainasit pretendojnë se kanë shkatërruar luftanijen më të re të marinës ruse.Kjo luftanije i ka kushtuar Kremlinit mbi 34 milionë dollarë, e cila sipas ukrainasve u godit me raketat britanike Storm Shadow.

Rusët e cilësonin si një prej luftanijeve më moderne, por ukrainasve nuk iu desh edhe aq shumë mund për ta hedhur në erë.

Pamjet e publikuara janë realizuar në Krime gjatë fundjavës së kaluar, ku shfaq luftanijen Askold që u godit me raketat Storm Shadow.

Kjo luftanije ishte futur në përdorim në vitin 2018, dhe konsiderohej si një nga më moderne që ushtria ruse e përdorte.

Ishte pjesë e flotës ruse të Detit të Zi, ndërsa kohë më parë ukrainasit shkatërruan një luftanije tjetër ruse të quajtur Moskva.

Pas këtij rasti flota e anijeve ruse është zhvendosur në Novorossiysk, me qëllim që t’i mbajnë sa më larg rrezes së veprimit të raketave ukrainase. /Telenews/

Të ngajshme

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj

Sulm masiv amerikano-izraelit në rajonin Ilam të Iranit

KushtrimGuraj

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj