Telenews

Ultimatumi për Ngushticën e Hormuzit rrit sërish çmimin e naftës

Çmimet e naftës kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke kaluar mbi 117 dollarë për fuçi në tregun amerikan, me një shtim rreth 5%, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.

Rritja vjen në një moment kritik, vetëm pak orë para përfundimit të afatit të vendosur nga Donald Trump, i cili ka paralajmëruar se mund të godasë infrastrukturën civile të Iran nëse nuk rihapet Ngushtica e Hormuzit.

Kjo ngushticë përbën një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës, dhe çdo ndërprerje e saj ka ndikim të drejtpërdrejtë në tregjet ndërkombëtare.

Konflikti, i cili ka nisur më 28 shkurt, ka shkaktuar luhatje të forta në ekonominë globale. Bllokimi efektiv i kësaj rruge detare nga Irani, së bashku me tensionet në rajon dhe sulmet ndaj vendeve të pasura me burime energjetike, kanë shtuar presionin mbi çmimet./a2cnn

Të ngajshme

Ndalohen dy punonjës të Postës së Serbisë në veri për “shpërndarje të paligjshme” të dërgesave postare

KushtrimGuraj

Shaqir Totaj: Qeveria po defunksionalizon komunat

Rrezarta Ramaj

Presidenca njofton se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Rrezarta Ramaj