Telenews

Unikkatil të shtunën publikon këngën e re, zbulon arsyet e vonesës

Reperi i njohur, Unikkatil prej kohësh ka paralajmëruar publikimin e një projekti të ri muzikor.

Por, ai së fundmi në një postimi të ri në llogarinë e tij të Instagramit ka zbuluar se kënga që duhej të publikohej më herët do të ketë datën e lansimit të shtunën (24 qershor).

Rap-artisti tha se arsyet e shtyrjes lidhen me gjendjen e tensionuar prej javësh në veri të Mitrovicës dhe gjithashtu një rast të vdekjes.

Përveç kësaj, reperi tha se kjo nuk do të jetë kënga e tij e fundit përgjatë kësaj sezone, pasi do të ketë edhe prurje të reja.

“Kënga tjetër të shtunën. Arsyeja që vendosa me e shty është se ai projekt në planë nuk mu duk adekuat për shkak të gjendjes në Mitrovicë (si dhe prej një rasti vdekje) e në vend të saj vendosa me publiku diçka më të thellë. Kjo nënkupton që edhe tjera vijnë pas kësaj”, ka shkruar Unikkatil.

Ndërkohë, theksojmë që kënga e fundit e Unikkatil është “Ala” që solli pak javë më parë dhe tashmë ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube.

Të ngajshme

Kader Kicaj flet për raportin me Gjestin: E kam mbështetur në Big Brother, por mashkulli ideal për mua është ndryshe

Valjeta Turkaj

Postimi rrëqethës i Unikkatil për Mentorin

KushtrimGuraj

Vëllai i Festim Isufit: Kam informata se në këtë rast është i përfshirë edhe një person i tretë

Valjeta Turkaj