Telenews

Uragani “Milton” do të jetë katastrofik, thonë shërbimet e emergjencës

Deanne Criswell nga Agjencia Federale e SHBA-së për Menaxhim të Emergjencave (Fema) ka thënë se uragani “Milton” do të sjellë stuhi “katastrofike”, raporton “BBC:.

Ajo ka thënë se do të udhëtojë në Florida sot dhe do të qëndrojë atje për të parë ndikimin e uraganit.
Criswell ka thënë se zyrtarët “po shohin ndikime të stuhisë” në Florida.

Disa njerëz mund të jenë ende në gjendje të evakuohen në mënyrë të sigurt, por ata që vendosin të qëndrojnë duhet t’i lajmërohen autoriteteve lokale për t’u këshilluar.

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis, ka thënë se uragani “Milton” do të godasë të mërkurën mbrëma.
Ai ka thënë se janë të përgatitur “për goditje të madhe” dhe janë të bindur se do t’ia dalin.

 

 

Të ngajshme

Mbi 100 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në vend

KushtrimGuraj

Gjenden dy motoristët e humbur në Jezercë, përfundon me sukses aksioni i shpëtimit

KushtrimGuraj

Kurti për marrëveshjen me LDK-në: Javën e ardhshme do të dihet gjithçka

KushtrimGuraj