Telenews

“Urgjencë shtetërore” e konsideron Presidenca konstituimin e Kuvendit“

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar që nesër, e mërkurë, nga ora 11:00, do të vazhdojë seanca konstituive.

Ky vendim vjen pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese.

E për këtë çështje, Presidenca e Kosovës po kërkon që institucionet të konstituohen me urgjencë. Madje, ky institucion këtë çështje e konsideron “urgjencë shtetërore”.

“Presidenca e konsideron urgjencë shtetërore konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve të dala nga vullneti i popullit. Në këtë periudhë të zhvillimeve dinamike në kontinent dhe sfidave globale që e prekin edhe rajonin tonë, krijimi sa më i shpejtë i institucioneve të reja në përputhje me procedurat e parapara në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është jetik për stabilitetin, përfaqësimin demokratik dhe për adresimin e interesave të qytetarëve”.

“Zvarritja e deritanishme ka dëmtuar jo vetëm kredibilitetin e institucioneve e zhvillimin e vendit, por edhe përparimin e vendit në arenën ndërkombëtare”, thuhet nga Presidenca.

Ky institucion apelon tek të gjithë deputetët që të veprojnë me përgjegjësi të plotë, në frymën e bashkëpunimit dhe të mirëbesimit, “në mënyrë që shteti të ecë përpara i konsoliduar dhe t’i përmbushë me sukses proceset e rëndësishme që e presin Kosovën në forcimin e pozitës së saj si brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht”.

Të ngajshme

Performanca kthehet në tmerr: Britanikja pëson djegie nga litari me zjarr

Valjeta Turkaj

Trump thotë se me Putinin pati një “bisedë shumë të mirë”

Valjeta Turkaj

Deputeti dyshohet se krye vetëvrasje në parlamentin finlandez

Valjeta Turkaj