Telenews

“Urime nanë”, Rita Ora shkruan në shqip për Festën e Flamurit dhe ditëlindjen e gjyshes

“urime-nane”,-rita-ora-shkruan-ne-shqip-per-festen-e-flamurit-dhe-ditelindjen-e-gjyshes

“Urime nanë”, Rita Ora shkruan në shqip për Festën e Flamurit dhe ditëlindjen e gjyshes

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë sot me ndjekësit një urim të ndjerë për ditëlindjen e gjyshes së saj, Besës.

Artistja publikoi në InstaStory një fotografi të gjyshes, duke i shoqëruar imazhin me një mbishkrim të shkurtër, por me shumë emocion: “Urime ditëlindjen nanë”, shkruar në shqip.

Besa, gjyshja e Ritës nga ana e babait, është bashkëshortja e regjisor it të ndjerë shqiptar Besim Sahatçiu, një ndër emrat më të njohur të skenës teatrore dhe kinematografike në të gjithë Ballkanin.

 Foto: Rita Ora/InstaStory

Përveç urimit për gjyshen, Rita ka ndarë edhe një fotografi të babait të saj, Besnikut, duke e shoqëruar me një urim të përzemërt për të gjithë shqiptarët me rastin e festës së 28 Nëntorit.

Me këtë gjest, ajo ka treguar sërish lidhjen e fortë me rrënjët e saj dhe krenarinë për trashëgiminë shqiptare.

 Foto: Rita Ora/InstaStory

Rita Ora vijon të mbetet një nga figurat më të dashura të publikut shqiptar, jo vetëm për suksesin e saj global, por edhe për mënyrën se si mban gjallë traditat dhe familjen në çdo hap të rrugëtimit të saj artistik. /Telegrafi/

Të ngajshme

“Pak para se të ndërronte jetë bashkëshortja e tij kishte dalë nga banesa”, detaje të reja për vdekjen e Shpat Kasapit

KushtrimGuraj

Një pensioniste u josh nga një ‘Brad Pitt i rremë’, i pagoi pothuajse 100,000 dollarë dhe e priti në një dhomë hoteli për javë të tëra

KushtrimGuraj

Dolce ‘çmend’ Edin me vallëzimin e saj

KushtrimGuraj