Ylli i futbollit Granit Xhaka feston sot ditëlindjen, dhe urimet për të nuk kanë munguar nga familjarët, miqtë dhe fansat.
Por ndër të gjitha, urimi më i veçantë ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Leonita, e cila ka zgjedhur fjalë të ndjera për të shprehur dashurinë dhe mirënjohjen për partnerin e saj të jetës, shkruan “Kosovarja”.
“Gëzuar ditëlindjen! Jam shumë mirënjohëse që të kam në jetën time,” është shprehur Leonita.
Çifti gëzon një familje të lumtur dhe janë prindër të tre vajzave, të cilat shpesh ndajnë momente të veçanta me ndjekësit e tyre.