Rreth një e katërta e të gjithë të rriturve britanikë janë obezë¹ – duke e bërë atë një nga sfidat më urgjente shëndetësore.
Të qenit obez ju vë në rrezik të zhvillimit të një sërë gjendjesh serioze shëndetësore, duke përfshirë diabetin e tipit 2, sëmundjet e zemrës, problemet e kyçeve dhe disa lloje kanceri.
Nëse e gjeni veten duke luftuar për të humbur peshë edhe pasi keni bërë ndryshime të rëndësishme në dietën dhe stilin e jetës tuaj, është e lehtë të ndiheni të frustruar dhe të mbërthyer.
Por një zgjidhje mund të jetë pranë …
Një ekip specialistësh ka ndarë disa zakone afatgjata të jetesës që mund t’ju ndihmojnë jo vetëm të humbni peshë, por edhe të shmangni rikthimin e saj në të ardhmen.
Nëse gjatë rrugës drejt qëllimeve tuaja ndjeni se keni nevojë për mbështetje shtesë, ekspertët sipas mail online, sugjerojnë një shërbim tepër të përshtatshëm që mund të ju vijë në ndihmë.
Kontrolli i marrjes së energjisë (kalorive)
Edhe pse nevojat kaloriale ndryshojnë nga personi në person, udhëzimet zyrtare rekomandojnë një mesatare prej 2,500 kalorish në ditë për burrat dhe 2,000 për gratë.
Nëse aktualisht po konsumoni më shumë se kaq, Shërbimi Kombëtar i Shëndetësisë në Britani (NHS) këshillon të zëvendësoni ushqimet jo të shëndetshme dhe me shumë energji – si ushqimet e përpunuara dhe pijet me gaz – me alternativa më të shëndetshme.
Çfarë duhet të përfshijë dieta juaj?
Një dietë e ekuilibruar duhet të përmbajë:
Shumë fruta dhe perime
Proteina të dobëta
Drithëra të plota
Yndyra të shëndetshme
Disa këshilla të tjera të dobishme përfshijnë:
Konsumimin e një mëngjesi të shëndetshëm për të shmangur mbingrënien gjatë ditës
Mbushjen e pjatës me ushqime të pasura me fibër
Mbajtjen e një ditari ushqimor për të monitoruar dietën dhe për të bërë rregullime kur është e nevojshme
Duke ndjekur këto hapa të thjeshtë, mund të ndërtoni një stil jete të qëndrueshëm që mbështet jo vetëm humbjen e peshës, por edhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.