Telenews

Ushtarët gjermanë të KFOR-it bëjnë trajnime të specializuara për zbulimin dhe ndjekjen e dronëve

ushtaret-gjermane-te-kfor-it-bejne-trajnime-te-specializuara-per-zbulimin-dhe-ndjekjen-e-droneve

Ushtarë gjermanë nga Komanda Rajonale–Lindje, pjesë e KFOR-it, së fundmi kanë zhvilluar trajnim të specializuar për Sistemet Kundër Mjeteve Ajrore pa Pilot (C-UAS), me qëllim ruajtjen dhe përmirësimin e aftësisë për të zbuluar dhe ndjekur mjetet ajrore pa pilot.

“Aktiviteti u përqendrua në përdorimin e sistemeve të teknologjisë së avancuar, duke rritur aftësitë teknike në kapacitetet kundër dronëve, si dhe duke forcuar koordinimin, punën ekipore dhe përshtatshmërinë në një mjedis shumëkombësh”, tha KFOR.

Përmes trajnimeve të vazhdueshme, KFOR-i tha se forcon gatishmërinë e përgjithshme dhe efektivitetin operacional, në mbështetje të mandatit të misionit për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

Të ngajshme

Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Valjeta Turkaj

Shpërthime të fuqishme në Teheran, Izraeli nis sulme të reja

Valjeta Turkaj

Rrustemi edhe njëherë shpjegon afatet se kur dhe si mund të zgjedhet presidenti/ja

Valjeta Turkaj