Sipas një njoftimi nga ana e KFOR-it, patrulla të tilla kontribuojnë në sigurinë për të gjitha etnitë në Kosovë.
Po ashtu në njoftim thuhet se këto patrulla pasqyrojnë përpjekjet e KFOR-it drejt një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes.