Telenews

Ushtari amerikan ia numëron Rakiqit dhunën e serbëve: “Nuk e harrojmë atë ditë”

Një ushtar i KFOR-it në Zveçan ia ka përmendur kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, disa herë dhunën që ndodhi në Zveçan të hënën, raporton Koha.net.

Ushtari amerikan, që kishte biseduar me krerët e Listës Serbe edhe të hënën, i tha Rakiqit e nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, se 25 ushtarë të KFOR-it janë plagosur, prej tyre edhe me plumba.

“25 ushtarë. 25 ushtarë të KFOR-it janë plagosur. Disa prej tyre kishin plagë me armë zjarri. Disa ushtarë të KFOR-it janë plagosur nga arma e zjarrit, u janë nxjerrë plumba, jo shumë larg nga aty ku folëm të hënën mbrëma. Shenjat në plumba tregojnë se është shtënë me të nga një armë, të cilën nuk e ka NATO apo KFOR-i. Armët që kanë shtënë ato plumba nuk kanë qenë këtu. Kam ushtarë të cilëve u janë nxjerrë plumba. Është absolutisht e papranueshme. Unë nuk mund të harrojë atë që keni bërë të hënën”, ka thënë ushtari të mërkurën në Zveçan, në një bisedim me krerët e Listës Serbe.

E Rakiq dhe Simiq u munduan t’ia linin fajin Njësitit Special të Policisë së Kosovës, duke thënë se ata ishin aty afër.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj