Telenews

Ushtria izraelite nis sulmet – raportohet për viktima në Gaza

ushtria-izraelite-nis-sulmet-–-raportohet-per-viktima-ne-gaza

Autoritetet e Hamasit thonë se të paktën dy të vdekur dhe katër të plagosur në sulmin ushtrisë izraelite në qytetin e Gazës.

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një sulmi izraelit në lagjen Sabra, në jug të Qytetit të Gazës, sipas mbrojtjes civile të drejtuar nga Hamasi.

Raportohet se aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan oborrin e kompleksit mjekësor “Al-Shifa” në qytetin perëndimor të Gazës me tre raketa.

Aeroplanët izraelitë kanë kryer sulme në qytetin e Gazës pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të kryente “sulme të fuqishme” për shkak të një serie shkeljesh të armëpushimit aktual nga militantët palestinez, raporton timesofisrael.

Izraeli ka akuzuar Hamasin se ka “inskenuar” kthimin e trupave dhe “rivarrimin e mbetjeve”, ndërkohë që të dyja palët rrisin akuzat e ndërsjella për shkelje të armëpushimit në Gaza.

Ndërkohë, Hamasi ka reaguar duke thënë se nuk do të dorëzojë pengun që ishte planifikuar të kthehet sonte tek familja e tij.

Ndryshe, lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka nisur pas sulmit terrorist të militantëve palestinezë në Tel Aviv më 7 tetor të vitit 2023.

Të ngajshme

Osmani takon Princin e Kurorës: Kosova dhe Jordania me marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale

KushtrimGuraj

Murati: Neni i UA-së për veteranët ishte miratuar më 2015

KushtrimGuraj

Liburn Aliu i punësuari i fundit, kush janë kosovarët tjerë që iu besoi pushtet Edi Rama

KushtrimGuraj