Telenews

Ushtria izraelite sulmon tendat e palestinezëve të zhvendosur në Gaza, pavarësisht shpalljes së armëpushimit

Pavarësisht njoftimit për një armëpushim të mundshëm, ushtria izraelite ka vazhduar me sulmet saj ndaj Rripit të Gazës, duke shkaktuar viktima të tjera midis popullatës civile.

Dëshmitarët okularë për Anadolu thanë se një dron izraelit goditi tendat e palestinezëve të zhvendosur në zonën perëndimore të qytetit Deir al-Balah në Rripin e Gazës qendrore, duke shkaktuar disa të plagosur, përfshirë fëmijë.

Autoritetet shëndetësore ende nuk janë prononcuar lidhur me incidentin apo për të specifikuar numrin e viktimave.

Dëshmitarët thanë se ekipet e Mbrojtjes Civile dhe publiku shkuan në vendngjarje për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit që shpërtheu në tendat e njerëzve të zhvendosur.

Mbrëmë, kryeministri i Katarit dhe ministri i Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, konfirmoi marrëveshjen për armëpushim, e cila është përcaktuar të hyjë në fuqi të dielën.

Ai përmendi fazën e parë, e cila do të zgjasë 42 ditë dhe përfshin lirimin e 33 pengjeve izraelite në këmbim të një numri të burgosurish palestinezë.

Njoftimi për armëpushim erdhi në ditën e 467-të të gjenocidit të Izraelit në Gaza, ku me ndihmën e SHBA-së ka vrarë dhe plagosur mbi 156 mijë palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Lufta izraelite në Gaza ka lënë gjithashtu mbi 11 mijë njerëz të zhdukur, me një shkatërrim të gjerë dhe krizë humanitare që ka marrë jetën e shumë të moshuarve dhe fëmijëve në një nga fatkeqësitë më të rënda humanitare globale.

Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Të ngajshme

Të dielën, SHBA-ja do ta ndalojë TikTok

Donat Hashani

ShBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban

Donat Hashani

Trudeau i reagon Trumpit për Kanadanë: As edhe një mundësi e vogël të bëhet pjesë e Amerikës

Donat Hashani