Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje, në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj.
Sipas njoftimit i dyshuari, 32-vjeçar është dërguar në stacionin policor, dhe të njëjtit i është gjetur një armë e zjarrit.
Pas intervistimit PK, ka njoftuar se i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore.
“Me datën 04.01.2025 rreth orës 10:50 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se në rrugën “Sali Çeku” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Një patrullë e policisë menjëherë është nisur në atë drejtim dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin mashkull, kosovar, i moshës 32 vjeç, i cili kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij.”
“Gjatë zhvillimit të hetimeve nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri ( pistoletë) dhe pasi është intervistuar nga hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje, me vendim të prokurorit kujdestar është liruar për procedurë të rregullt hetimore.” – thuhet në njoftim.