Telenews

ushtrriasi nxehet keq shkaku i xhelozisë, sulmon bashkëshorten dhe kushëririn e tij

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga bashkëshortët e tyre. Për një rast të tillë që ka ndodhur në Vushtrri, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gruaja ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, teksa raporton se ka marrë edhe lëndime trupore si pasojë e dhunës.

28-vjeçarja është dërguar në spital me lëndime të dukshme dhe më pas ka dhënë dëshminë e saj para organeve të hetuesisë.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, teksa i dyshuari ka sulmuar edhe kushëririn e tij, për të cilin thotë se i dërgon mesazhe bashkëshortes së tij.

Ndërkohë i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, 30-vjeçari është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Të ngajshme

DnV thotë se do të monitorojë me 600 vëzhgues zgjedhjet, në fushatë s’munguan sulmet personale dhe retorika polarizuese

Blearta

Të shtëna në Prishtinë, arrestohen dy persona

Blearta

Butrint Imeri me super ofertë për fansat: 100 mijë euro për videot më kreative në TikTok

Blearta