Telenews

Vajza e axhës së Arlinda Zekajt: Ajo shkoi ta marrë djalin te familja e burrit, aty ndodhi tragjedia – Kishte pasur dhunë edhe më herët

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në mbrëmje në Vitomericë të Pejës, ku kunati ka vrarë kunatën e tij, Arlinda Zekajn.

Vajza e agjës së viktimës, e cila ka treguar se nëna ka shkuar ta marrë djalin e saj te familja e bashkëshortit dhe sipas saj “aty ka plasur belaja”

“Nuk e di kush e ka djalin, nuk kemi komunikim me ata njerëz. Me pas komunikim ish zgjidh problemi si qysh zgjidhet normal, por ata njerëz nuk janë. Ajo normalisht e ka qu djalin çdo vikend me e vizitu gjyshen e familjen  e burrit. Kur ka shku me e marr nuk ia kanë dhënë djalin dhe aty ka plas belaja mes tyre.  Qysh ndahet djali prej nënës, ku ekziston kjo. Vetëm këtu është sepse i korruptojnë njerëzit, me prokurorë e të gjithë. Çfarë shërbimi social është që e ndan fëmijën n ga nëna, ai duhet ta mbroj atë e jo me u kujdes askush tjetër sikur nana. Ka luftu me shpirt me e marr fëmijën, e ka raportu edhe në Polici. Kështu është dasht problemi me u zgjidh e jo me përfundu me tragjedi”, ka thënë ajo për lajmi.net.

Ajo ka deklaruar se raste të dhunës në familje ka pasur edhe më parë.

“Ec shko se nuk ke punë këtu, nuk është njeri që merret vesh. Ka pas edhe raste të tjera, e ka lajmëru por shteti e ka neglizhuar. Nuk ka pas përkrahje as ndihmë, e vetmja unë i kam thënë shko në Amerikë dhe qeroji hesapet atje. Asaj i ka pëlqy me nejt këtu afër familjes, ka punu këtu, djalin e ka pas në shkollë, por familja e burrit janë njerëz të çmendur. Nuk e di a ka pas probleme tërë kohën, unë kur kam ardh këtu i kam thënë mos u merr m e këta njerëz n uk funksionon ligji këtu, merre djalin shko në Amerikë atje e ki ndihmën e shtetit”, ka thënë ajo.

Të ngajshme

Ushqimet miqësore për trurin dhe kujtesën

Rrezarta Ramaj

“E pafalshme”, Selin reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Rrezarta Ramaj

Ekskluzive | Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Rrezarta Ramaj