Telenews

Vaki në Zvicër: Kosovarit i merret leja atë ditë që e kishte fituar atë

Policia Kantonale e Aargaut ka kryer të enjten një kontroll të shpejtësisë, duke përdorur aparatin lazer. Janë ndaluar tre ngasës të shpejtë, shpejtuesit u ndaluan ndërsa njëri prej tyre kishte fituar patentshoferin atë ditë.

Bëhet fjalë për një BMW të serisë 5, të cilës i është matur shpejtësia prej 126 km/h, në vendin ku lejohej  80 km/h, ka njoftuar policia të premten.

18-vjeçari kosovar nga regjioni është kontrolluar dhe raportuar në prokurorinë publike përgjegjëse, shkruan Aargauer Zeitung. Siç doli më vonë, shoferi i ri nuk kishte (ende) patentë shoferi me vete, pasi kishte kaluar testin e ngarjes po atë ditë. Por, policia i ka hequr atij menjëherë patentën e drejtimit, shkruan albinfo.

Pak më i shpejtë ishte vetëm një gjerman 20-vjeçar, i cili kishte zhvilluar shpejtësinë prej 127 km/h, përcjell albinfo.ch. Ai gjithashtu është referuar në prokurorinë publike dhe është dashur të dorëzojë patentë shoferin në vendngjarje.

Vetëm një shofer 74-vjeçar, të cilit i është matur shpejtësia prej 115 km/h, është lejuar të vazhdojë drejtimin. Pensionisti është raportuar në prokurorinë publike.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj