Zyra e Prokurorit të Specializuar i vazhdoi bastisjet në pronat e këshilltarëve të dikurshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi. Dje gjatë ditës është bastisur edhe shtëpia e e ish-këshilltarit të Hashim Thacit, Ismail Syla.
Gjykata Speciale në një përgjigjë për RTV21 tha se nuk mund t’i komentoj bastisjet që ka kryer ditëve të fundit në Kosovë e që kanë të bëjnë me procesin gjyqësor ndaj ish krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Këto bastisje, sipas Behxhet Shalës nga Këshilli për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut, janë precedent i rrezikshëm.
Deklaratat e Kurtit dhe Sveçlës për pagat e FIT ngjallin reagime të ashpra
“Askush nuk e di se cka do të bëjnë me këto bastisje, dikush që po deklaron se mund të ketë akuza të reja, këto janë vetëm ma shumë qitje sepse askush….. mirëpo këto bastisje paraqesin një precedant të rrezikshëm sepse janë duke i… kanë qenë 4 bastisje edhe është një ndjenjë e keqe edhe për ata që po bastisen edhe për qytetsret, sepse nuk mund dikush të vijë nga jashtë dhe të lodrojë nëpër shtëpi kur të dojë….. dhe të përpiqet të ndërtojë njëfarë konstrukti kriminal në bazë të telefonave që i merr apo na bazë të matëralëve tjera i merr. Nuk asnjë logjikë të shqetësojnë familjet…..”, tha Behxhet Gashi nga KMDLNj.
Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEXIT mëngjësin e së mërkurës ishin në banesën e Ismail Sylës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit. Avokati, Arianit Koci, thotë se Gjykata Speciale duhet të jetë transparente në arsyet e bastisjeve të kryera ditëve të fundit.
“Ne nuk e dijme a po paralajmeron apo jo, por oubliku ka nevoje te dijë shumë më tepër informata prej zyrës së peokurorit të specializuar dhe dhomave të specializuara se cka po ndodh, pse krejt rrethi i zotit Thaci është duke u bastisë, pra një rreth i bashkëpunetorëve të tij…… Publiku e fiton besiminckur merr informacione sa shume prej dhomave të specializuara. Unë e di qe hetimet jamë të fshehta edhe nuk mundet prokuroria me i nda me neve……. Ta kuptojmë cka po ndodhë përndryshe po krijohet përshtypja se po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thacin. Unë sa e kuptova të z.Smakaj, ai nuk qenka fare i dyshuar por i është bastisë shtëpia. Pra kjo është tash një institut jurisik i cili nuk është apliku të ne Në Kosovë….”, tha Koci.
Kjo është bastisja e katërt që është ndërmarrë gjatë këtij viti ndaj ish-këshilltarëve të Thaçit. Të hënën u bastisën banesa e Blerim Shalës dhe shtëpia e Bashkim Smakajt, që më herët e mbajti pozitën e drejtorit të përgjithshëm të AKI-së./Telenews/