Telenews

Valixhe e dyshimtë para Komunës së Mitrovicës, njësitet policore e gjejnë dhe shohin gjëra ‘qesharake’

Një valixhe e dyshimtë sot është gjetur para objektit të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Policia e Kosovës e ka rrethuar lokacionin dhe po merret me rastin, raporton Radio Televizioni i Kosovës.

Njësitet policore e kanë hapur valixhen e dyshimtë dhe se brenda saj ka rezultuar të ketë pasur vetëm rroba.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se brenda valixhes nuk ka diçka të dyshimtë.

Ai tha se dikush e ka harruar valixhen në oborrin e Komunës.

“Një valixhe ka qenë aty, nuk ka diçka të dyshimtë. Dikush e ka harru aty”, ka thënë Zahiti.

Zahiti tha se pas përfundimit të ekzaminimit rruga është liruar për qarkullim.

Të ngajshme

Osmani do t’i ftojë në takim liderët e partive politike, shkak ngërçi

KushtrimGuraj

Ngjarjet e ditës 1 Korrik

Erzana Fazliu

BE paralajmëron Kosovën lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KushtrimGuraj