Telenews

Vandalizohet posteri i komandant Lleshit në Bujanoc (VIDEO)

Më 24 maj të këtij viti bëhen 24 vjet nga vrasja e Ridvan Qazimit, i njohur me nofkën komandant Lleshi.

Ai ra dëshmor gjatë një përleshje zjarri me forcat serbe.

Komuna e Bujanocit po bëhet gati për të shënuar këtë përvjetor, duke organizuar koncertin homazh përkujtimor “SHKËNDIJË LIRIJE” më 25 maj, në nderim të jetës dhe sakrificës së tij për liri.

“Me pjesëmarrjen e artistëve më të shquar shqiptarë dhe figurave publike, kjo ngjarje kulturore përkujton me dinjitet një prej emrave më të njohur në historinë më të re të Luginës – Komandant Lleshin, Ridvan Qazimin”, u tha në njoftim.

E për këtë ngjarje, komuna ka vendosur edhe disa posterë në qytet nëpër hapësirat që njihen si “city lights”.

Por, duket se dikujt nuk i pëlqeu kjo gjë, dhe vendosi që të demolojë një nga këto hapësira.

Sipas pamjeve të publikuara nga portali “Spektri”, një person shihet me një çekan në dorë teksa godet reklamën me xhama në të cilën gjendej posteri i komandant Lleshit, dhe më pas e shqyen të tërin.

Deri më tani nuk ka informacione se kush është personi që e kreu këtë vepër.

Të ngajshme

Vjosa Osmani feston ditëlindjen, Prindoni me urim unik!

Erzana Fazliu

Pesë të vdekur pas tornados në Missouri

Erzana Fazliu

Macron: Në dy vjetët e ardhshme, Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian

Donat Hashani