Telenews

Vapa e madhe, Nikçi: Janë evidentuar gjashtë raste të shkeljes së vendimit për kufizim të orarit

Kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi ka bërë të ditur se përgjatë 14 dhe 15 gushtit janë evidentuar 6 raste të shkeljes së vendimit për kufizim të orarit të punës, si pasojë e temperaturave të larta në vend.

Kështu tha Nikçi në një përgjigje për klankosova.tv.

Nga gjashtë rastet e evidentuara, tre raste janë punëtor duke punuar në kundërshtim me vendimin në sektorin e ndërtimtarisë, dy raste të shtatzënave dhe një rast të sëmundjes kronike.

“Ju njoftoj se vendimi i datës 13 Gusht i Ministrisë së Shëndetësisë për reduktimin e orarit të punës po gjen zbatim për faktin se përgjatë dy ditëve të kaluara, 14 dhe 15 Gusht, përgjatë kontrolleve për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimit në fjalë, Inspektorati Qendror i Punës, ka evidentuar gjithsej vetëm 6 raste ku 3 raste janë evidentuar punëtorë duke punuar në kundërshtim me vendimin në sektorin e ndërtimtarisë, 2 raste të shtatzënave dhe 1 rast të sëmundjes kronike”.

IQP-ja bënë thirrje tek të gjitha subjektet juridike që të bëjnë zbatimin e vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë./Telenews/

Të ngajshme

Gërvalla reagon sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt: Prokuroria ishte e informuar për kërcënimet dhe dhunën ndaj saj që nga 10 korriku –

KushtrimGuraj

“Heroi ynë, të kujtojmë me mall”, Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit –

KushtrimGuraj

E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë –

KushtrimGuraj