Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova kurrë nuk ka ‘peshuar’ më rëndë në aspektin ekonomik sesa në vitin 2024.
Kryeministri Kurti në një intervistë për KosovaPress duke komentuar deklaratat zyrtare të Bankës Botërore për varfëri dhe të ardhurat e ulëta për frymë, theksoi se Bruto Produkti Vendor për kokë banori ka shënuar rritje të madhe. Sipas tij për 50 për qind është rritur BPV në Kosovë krahasuar me vitin e parë parapandemik 2019.
Zyrtarë të Bankës Botërore për Kosovë kanë thënë për KosovaPress se Kosova vazhdon të ketë të ardhurat më të ulëta për kokë banori, krahasuar me mesataren e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Po ashtu sipas Bankës Botërore shkalla e varfërisë në Kosovë mbetet e lartë, 19.2 për qind.
Sipas Bankës Botërore, vendi mbetet prapa fqinjëve të saj me Bruto Produktin Vendor për kokë banori që arrin vetëm 5.889 euro.