Telenews

Varroset ish-ushtari i UÇK-së që humbi jetën në një vetaksident para pak ditësh

Është varrosur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lumni Lushaj, i cili vdiq dy ditë më parë në një vetaksident.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka shkruar për të, duke thënë se njihej për angazhimin e tij të palodhshëm.

“Sot, në Gjonaj të Prizrenit, u bënë homazhe dhe u mbajt mbledhja komemorative, si dhe u varros miku ynë, aktivisti i paepur i PDK-së dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lumni Lushaj”.

“Lumi njihej për angazhimin e tij të palodhshëm, për respektin që u jepte të gjithëve, për humanizmin, patriotizmin dhe energjinë pozitive që sillte kudo”, ka shkruar ai.

Krasniqi për ish-aktivistin e PDK-së tha se Kosova ka humbur një njeri të veçantë, përcjell Klankosova.tv.

“Ai e deshi shumë familjen e tij, shokët e bashkëpunëtorët, Hasin e tij, por mbi të gjitha Kosovën. PDK humbi një aktivist të çmuar. Kosova humbi një njeri të veçantë. Lumi do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje, respekt të plotë dhe dashuri të madhe”, ka shkruar ai.

Të ngajshme

Trafik i rënduar në Ranën e Hedhun, mijëra pushues të bllokuar në aksin Lezhë–Milot

Yllka Gashi

Në 34 lokacione të reja vendosen kamerat në Prishtinë, së shpejti do të ketë edhe radarë

Yllka Gashi

Raportohet aksident i rëndë në qendër të Malishevës – dyshohet për një të lënduar

Yllka Gashi