Telenews

Vasfije Krasniqi: Pa shpresë pas 1999, luftëtarët e UÇK-së ishin shpëtimtarë

Vasfije Krasniqi, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, ka kujtuar ngjarjet e 14 prillit 1999, duke thënë se luftëtarët e UÇK-së ishin shpëtimtarë dhe mbrojtës të popullit.

“Pas asaj që kisha përjetuar me 14 prill të vitit 1999, për mua pak apo fare nuk kishte shpresë. E gjendur një një zonë tërësishtë të rrethuar nga forcat serbe, nuk e besoja që do të shpëtoja e gjallë. Si viktimë, ndihesha e thyer dhe e pafuqishme. Në atë kohë të errët, kur gjithçka dukej se po shkonte drejt fundit, aty erdhën luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do ta harroj kurr atë moment! Ata më ofruan ndihmën e parë, u kujdesën me aq sa kishin mundësi për jetën dhe shëndetin tim. Për mua, për ne, UÇK nuk ishte vetëm një forcë ushtarake, por ata ishin shpëtimtarë, mbrojtës të popullit të cilët e vunë vetën e tyre mburojë të trupave tanë, ata, dhanë jetën e tyre qe të vazhdonim ne jetën tonë. Ato ditë kurr nuk i harroj! Do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time si momente kur unë ndjeja mbrojtjen e jetës sime me jetën e tyre. Faleminderit përjetësisht, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!!!”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngajshme

Besnik Osmani: Hapëm fushatën zgjedhore me vizion për të ardhmen

Erzana Fazliu

Rubin: Thaçi kishte prioritet mbështetjen amerikane, i hetuam akuzat ndaj tij, asnjë nga ato marri s’ishte e vërtetë

Valjeta Turkaj

Izraeli vazhdon bombardimet në Gaza

Valjeta Turkaj