Telenews

Vatikani ofron organizimin e negociatave midis Ukrainës e Rusisë

vatikani-ofron-organizimin-e-negociatave-midis-ukraines-e-rusise

Vatikani ka ofruar organizimin e negociatave midis Ukrainës dhe Rusisë në territorin e tij, tha për Mediaset kryepeshkopi Paul Richard Gallagher, kreu i Departamentit të Politikës së Jashtme të Kishës Katolike.

Ai vuri në dukje se Vatikani dhe Papa kanë qenë gjithmonë të hapur për negociata që nga fillimi i konfliktit, por se “ende nuk është marrë një përgjigje konkrete”, raporton “Glavkom” ukrainas.

Gallagher shpjegoi se oferta mbetet e vlefshme. “Ne e konsiderojmë të përshtatshme dhe të nevojshme që të ofrojmë dhe sigurojmë këtë vend (për negociata). Ati i Shenjtë do të kishte një pamje shumë pozitive të situatës nëse të dyja palët do të binin dakord për negociata, me qëllime të mira dhe në frymën e kërkimit të paqes dhe dialogut”, tha Kryepeshkopi i Vatikanit.

Të ngajshme

Emigrimi i shqiptarëve drejt ShBA, ICE: Mos t’ju shkojë mendja të hyni ilegalisht

Donat Hashani

Autoritetet zvicerane: Rreth 80-100 persona janë lënduar rëndë nga zjarri

Valjeta Turkaj

Bora paralizon rrugët në Poloni, kolona të veturave deri në 20 km

Valjeta Turkaj