Telenews

VAZHDOJNË SULMET NGA QENTË ENDACAKË, SULMOHEN TRE MJEKË NË QKUK

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, mjekët janë sulmuar në oborrin e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës. Ata  më pas sipas njoftimit kanë marrë tretman mjekësor.
“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës konfirmon se gjatë 24-orëve të fundit janë sulmuar 3 mjekë nga qentë endacak, 2 në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe 1 jashtë QKUK-së…  Poashtu, konfirmojmë se tre mjekët kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor në kuadër të QKUK-së”, thuhet në njoftim.
Tutje SHSKUK ka kërkuar nga organet kompetente që të trajtojnë me prioritet çështjen e qenve endacak brenda oborrit të QKUK-së.

Të ngajshme

Një studim i ri tregon lidhjen midis kequshqyerjes dhe migrenës

Donat Hashani

Mos flini kurrë në divan

Portali Telenews

Si ndikon dimri tek shëndeti

Genc Gerguri