Telenews

Vazhdon drama, del vendimi në rastin Xheneta vs Drilon! Kush fitoi e çka ndodhë tutje

Një nga ngjarjet më bombastike pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 3, ishte përplasja në distancë mes dyshes së fundit të mbetur në finale, Drilonit dhe Xhenetës.

Kjo e fundit u detyrua t’i publikojë disa biseda të cilat tregonin një anë komplet të ndryshme nga ajo që kishim parë prej Drilonit brenda mureve të shtëpisë më të famshme.

Teksa aty fliste me përbuzje për Xhenetën, përtej Bigut, ai i kërkonte me ngulm të takoheshin.

I shpejt ishte reagimi i Drilonit që paralajmëroi masa ligjore, teksa me ironi, u kthye tek gishti i mesit pasi videot u hoqën nga Xheneta.

Zanafilla e këtij problemi qëndron sipas gazetarit Labinot Nimani tek tendenca që të jetë një imazh fasadë.

Sipas tij reagimet e Drilonit ku herë kërkonte falje e herë ishte superior me arrogancë, duket se ishin sinjal që menaxhimi i situatës i kishte dalë nga duart.

Por çka thotë vendimi?

Në faqen e Agjencisë për Informim dhe Privatësi në mesin e shumë vendimeve që janë nxjerrë, ndonëse me iniciale të ndryshuara, kuptohet saktë që njëri prej tyre është për rastin publik që bëri rrëmujë.

Aty thuhet se ka përfunduar procedura e iniciuar nga avokatja e Drilonit znj. Bedrije Rexhepi.

Mes tjerash, precizohet: 

“Nga kontrolluesi (në këtë rast Xheneta) jemi njoftuar se, e njëjta është shqetësuar disa herë nga pala ankuese përmes thirrjeve telefonike dhe gjatë disa bisedave të realizuara përmes mesazheve zanore (voice 2 message) në telefon, e njëjta e ka njoftuar ankuesin se të gjitha bisedat me mesazhe zanore (voice message) mes tij dhe saj janë të incizuara dhe nëse vazhdon ti shkaktoj shqetësime do ti bëjë publike. Me këtë rast pala ankuese nuk ka kundërshtuar por ka deklaruar në mënyrë të shkruar në Platformën “Snapchat”, si “bani bani se të duhen për vëmendje”.

Vendimi vazhdon tutje me një paragraf sqarohet ku thuhet:

E njëjta bazuar në deklaratën e dhënë ka ofruar edhe dëshmitë e bisedave të realizuara përmes mesazheve zanore (voice message) dhe shkrimin në të cilën kontrolluesi konsideron sa ka dhënë pëlqimin paraprak, pasi që nuk e ka kundërshtuar publikimin e tyre. Njëheri, kontrolluesi ka deklaruar se meqë, qëllimi i publikimit nuk ka qenë shkaktimi i dëmit të integritetit personal të tij, por, ndalimin e shqetësimit të mëtutjeshëm të saj, e njëjta ka deklaruar se menjëherë do ti fshij nga rrjeti social incizimet e publikuara.

Marrja tutje me çështjen, sipas vendimit të datës 28 prill, publikuar sot në faqen e Agjencisë, është e kotë.

Me këtë rast, bazuar në këtë dispozitë ligjore si dhe faktet e sipërpërmendura, meqë kontrolluesi ka realizuar të drejtën e palës ankuese, duke fshirë bisedat e publikuara në adresat personale të saj, në rrjetet sociale të lartcekurat, Agjencia konsideron se marrja e një vendimi ndaj kontrolluesit, për fshirjen e të dhënave personale (regjistrimet e bisedave) të publikuar në Platformën “Twitter” në adresën personale të kontrolluesit, konsiderohet i kotë dhe si rezultat i kësaj Agjencia, përfundon procedurën administrative.

Vendimi ka afat 30 ditë për ankesë në Gjykatën Themelore ku duket se mund të ketë ende punë.

Këtë na e la të kuptohet avokatja e Drilonit, znj. Bedrije Rexhepi.

Si do shkojë tutje?

Ndiqni materialin në vijim për të tjera detaje! /Prive BY Liberta Spahiu

Të ngajshme

Fillon përzgjedhja e jurisë për gjyqin e reperit Diddy

KushtrimGuraj

Milaim Zeka komenton deklaratën e “analfabetit funksional”: Gjesti është njeriu më meritor që e fitoi Big Brother-in

KushtrimGuraj

Geasy publikon albumin e ri (VIDEO)

Donat Hashani