Telenews

Vazhdon mos puna e Kuvendit, Konjufca bën këtë veprim

Deputetët e pozitës të cilët ishin të vetmit në sallën e Kuvendit të Kosovës, pasi opozita e lëshoi seancën në shenja pakënaqësie.

Në rend dite ishin për votim pikat e papërfunduara nga seanca plenare të mbajtura më 28 shtator, 4 dhe 26 tetor.

LEXO EDHE:

Del bilanci i frikshëm, kaq të vrarë e të plagosur në Gaza

Prej këtyre pikave nuk patën kuorum për votim:

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

– Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi.

Kurse u votua “Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil”.

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca, pas kësaj ka thënë se nuk do të dalë në votim as pika: ” Miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian e datës 19 tetor 2023 mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës (2023/2880(RSP).

Sipas tij, kjo nuk mund të del në votim pasi të pranishëm nuk janë deputetët e opozitës, që sipas tij, duhet ata edhe ta paraqesin për votim këtë pikë që është e veçantë.

Konjufca, ndër tjera, shtoi se për votim nuk mund ta dalin as pikat për marrëveshjet ndërkombëtare. Ata kanë shkuar në pauzë tashmë dhe do të kthehen nga ora 13:30. /Telenews.al/

Të ngajshme

Numërohen rreth 73% të votave, VV 43.09%, PDK 21.82%, LDK 17.98, AAK 7.63%

Rrezarta Ramaj

Numërohen mbi 40% e votave, kush po prin?

Rrezarta Ramaj

Limaj e kthen PDK-në parti fituese në Malishevë, ia bashkon me Drenasin dhe Skenderajn

Rrezarta Ramaj