Avokati Serb Cedomir Stojkoviq është ndaluar përsëri me të hyrë në Serbi, përkatësisht në Horgosh.
Njoftimin e ka dhënë vet avokati duke thënë se i është bindur urdhrit të policisë doganore e cila kërkoi nga ai që ta parkonte makinën në garazhin e doganës dhe ta mbyllja me kyç.
“Unë iu binda urdhrit. Le të përgatitet dikush nëse mund të vijë në Horgosh për mua kur të telefonoj. Nëse nuk raportoj – jam arrestuar dhe mos eja”, ka shkruar ai.
Më vonë, avokati ka njoftuar se u lirua.
“ Që nga koha kur kam vendosur lule mbi varrin e një vajze shqiptare 12 ditë më parë, BIA ka shpërdoruar detyrën zyrtare dhe në çdo pikë kufitare urdhëron rojet kufitare të më ndalojnë ilegalisht për katër orë. Unë nuk jam as terrorist dhe as kriminel dhe ne i japim fund kësaj sonte. Dua të hyj legalisht në vendin tim! Dhe asnjë bandë ruse në BIA nuk do të më ndalojë!”, ka shkruar avokati.
Kujtojmë se avokati i Sanduloviç ishte ndaluar edhe dy herë për të hyrë në Serbi, hera parë ishte ajo nga Kosova për në Serbi që u ndalua për 4 orë dhe u mor në pyetje nga BIA serbe.
Gjithashtu, ai ishte ndaluar edhe në Beograd, ku tha se e pa që po abuzohej por që nuk mund të bënte asgjë.