Telenews

Vazhdon përplasja në rrjetet sociale mes Monika Lubonjës e Ilir Shaqirit

Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja ishin dy nga banorët më të komentuar brenda Big Brother Vip, shkak i miqësisë së mirë që krijuan me njëri-tjetrin.

Por me kalimin e ditëve aty brenda raporti i tyre u ftoh dukshëm dhe i tillë vazhdon të jetë edhe sot.

Ndonëse u duk se dy ish-banorët ‘ranë në qetësi’ për disa kohë, ata kanë filluar sërish me ironitë dhe thumbimet në rrjetet sociale. Gjithçka nisi nga një ‘ask me a question’ që Monika realizoi në rrjetet sociale ku iu përgjigj me nota ironie pyetjeve që kishin të bënin me Ilir Shaqirin.

Një ndjekës e pyeti aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme, ‘BBVIP’ apo teatri. Ajo ‘ironizoi’ duke u përgjigjur se është ‘Iliri’ duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.

E pyetur nëse është penduar për shoqërinë e saj me balerinin, ajo dha një përgjigje të prerë: “Se di! Fol me Sabianin”.

Ndërsa një tjetër shkruan se lart e poshtë kanë qarkulluar dhe fjalë që Iliri mund të ketë pasur një marrëdhënie me Monikën. Ndjekësi e pyeti Monikën nëse kjo gjë është e vërtetë.

“Akoma?? As akoma, as ende, asnjëherë”- u përgjigj e habitur aktorja e cila mesa duket nuk e priste një pyetje të tillë.

Ndërkohë nuk mungoi as reagimi i Ilirit. Balerini është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krahas së cilës shkruan: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”- referuar kështu Monika Lubonjës, e cila shpesh në shtëpinë e BBV u bë virale për batutat e saj me bananet.

 

Të ngajshme

Egli thjeshtë mahnitëse në këtë pamje

Rrezarta Ramaj

Numërimi ka filluar, Ledri Vula drejt skenës së madhe në NY

Valjeta Turkaj

Eurovision fillon sonte në Vjenë: 35 shtete në garë dhe disa bojkotime

Valjeta Turkaj