Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja ishin dy nga banorët më të komentuar brenda Big Brother Vip, shkak i miqësisë së mirë që krijuan me njëri-tjetrin.
Por me kalimin e ditëve aty brenda raporti i tyre u ftoh dukshëm dhe i tillë vazhdon të jetë edhe sot.
Ndonëse u duk se dy ish-banorët ‘ranë në qetësi’ për disa kohë, ata kanë filluar sërish me ironitë dhe thumbimet në rrjetet sociale. Gjithçka nisi nga një ‘ask me a question’ që Monika realizoi në rrjetet sociale ku iu përgjigj me nota ironie pyetjeve që kishin të bënin me Ilir Shaqirin.
Një ndjekës e pyeti aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme, ‘BBVIP’ apo teatri. Ajo ‘ironizoi’ duke u përgjigjur se është ‘Iliri’ duke i bashkangjitur dhe disa emoji duke qeshur.
E pyetur nëse është penduar për shoqërinë e saj me balerinin, ajo dha një përgjigje të prerë: “Se di! Fol me Sabianin”.
Ndërsa një tjetër shkruan se lart e poshtë kanë qarkulluar dhe fjalë që Iliri mund të ketë pasur një marrëdhënie me Monikën. Ndjekësi e pyeti Monikën nëse kjo gjë është e vërtetë.
“Akoma?? As akoma, as ende, asnjëherë”- u përgjigj e habitur aktorja e cila mesa duket nuk e priste një pyetje të tillë.
Ndërkohë nuk mungoi as reagimi i Ilirit. Balerini është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krahas së cilës shkruan: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”- referuar kështu Monika Lubonjës, e cila shpesh në shtëpinë e BBV u bë virale për batutat e saj me bananet.
