Telenews

Vazhdon rënia e çmimit të naftës në tregjet e huaja

Çmimet e naftës dhe derivateve të saj kanë shënuar rënie këtë të mërkurë, derisa rastet me COVID-19 janë duke u rritur në Kinë.

Kjo ka bërë që brenga për zvogëlim të kërkesës të rritet ndër importues kryesorë të naftës së papërpunuar, raporton Reuters.

Për 33 centë ka pasur rënie të naftës së papërpunuar Brent, ose 0.4 përqind, në çmim prej 93.53 dollarë për fuçi, derisa çmimi i naftës së papërpunuar të “West Texas” shënuar rënie prej 44 centësh, ose 0.5 përqind, ose në çmim prej 86.48 dollarë për fuçi.

Çmimet e naftës u ngritën të martën pasi furnizimi i naftës në pjesë të Evropës Lindore dhe Qendrore nëpërmjet një seksioni të tubacionit Druzhba u pezullua përkohësisht.

Të ngajshme

Gjendet dron me eksploziv në aeroportin gjerman

KushtrimGuraj

Alarm në aeroportin e Leipzigut, gjendet dron me bombë pranë avionit ukrainas

Yllka Gashi

Zbulimi i “The Guardian”-it: Kompanitë më të mëdha të naftës arkëtuan 93 miliardë dollarë mes luftës me Iranin dhe valëve vdekjeprurëse të të nxehtit

Yllka Gashi