Klubi i Milanit dhe ai Interit thuhet se më nuk janë dakord për renovimin e stadiumit ikonik “San Siro”, raportoi të enjten prestigjiozja italiane Gazzetta dello Sport.
Megjithëse thuhet se klubet nuk duan renovimin e “San Siros”, asnjëra palë nuk ka dalë me një vendim përfundimtar.
Projekti i “WeBuild” që parashihte një stadium modern përpara Kampionatit Evropian 2032 thuhet se është shumë i kushtueshëm për skuadrat nga qyteti i Milanos.
Përpos kostos së madhe të projektit, klubet janë të shqetësuar edhe me frekutimin apo mungesën e tifozëve në zhvillimin e ndeshjeve derisa të përfundoj renovimi i stadiumit
Sipas Gazzetta dello Sport, Milani dhe Interi do të preferonin të ndërtonin një stadium të ri afër vendit aktual të San Siros, por aktualisht nuk ka plane përfundimtare.

