Telenews

Vazhdon sekuestrimi i objekteve të ndërtuara në zonën e Brezovicës

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, edhe sot janë duke e vazhduar aksionin lidhur me sekuestrimin e objekteve të ndërtimit në  Brezovicë –  Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”.

Bëhet e ditur se raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës.

Të ngajshme

Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit

Donat Hashani

Pronari i ‘Alba Dent’: Ngjarja nuk ndodhi në lokalin tonë, e plagosura erdhi për ndihmë

Donat Hashani

Plagosja e 30-vjeçares, flasin nga QKUK për gjendjen e saj

Donat Hashani