Telenews

Vazhdon të rritet profiti i bankave komerciale, këto janë fitimet për 9 muaj

Bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar fitim të pastër 123.7 milionë euro për nëntë muajt e parë të vitit 2023 (janar-shtator).

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), norma e interesit në kredi në muajin shtator ishte 6.5 për qind, kurse ajo për kredi konsumuese 6.6 për qind.

Në raportin Sistemi financiar të BQK-së thuhet po ashtu se vlera e kredive po ashtu ka arrit 4 miliardë e 791.1 milionë euro dhe depozitat 5 miliardë e 853.4 milionë euro.

Ndërsa, profiti neto i institucioneve mikrofinanciare ka arrit 12.8 milionë euro me normë të interesit në kredi dhe lizingje 18.9%.

Në tregun e Kosovës operojnë 12 banka prej të cilave me pronësi të huaj janë 9. /Telenews.al/

Të ngajshme

Ekzekutohen 100 euro për grupin e dytë të studentëve

Donat Hashani

Berjani kërkon shpërndarjen e rezervave shtetërore të naftës në të gjitha pikat e karburantit

Donat Hashani

SHBA ndalon importin e gomave Linglong nga Serbia

Donat Hashani